Site icon Telegrafi

Luke Shaw kujton kohen e Ibras te Unitedi: Nëse ishe në ekipin e Zlatanit dhe humbje, “të vriste”

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Luke Shaw ka treguar se Zlatan Ibrahimovic kishte nxjerrë më të mirë nga të gjithë te Manchester Unitedi, pasi nuk toleronte kurrfarë shtendosjeje gjatë stërvitjeve.

Në verën e vitit 2016, Jose Mourinho a transferoi sulmuesin në Old Trafford si lojtar të lirë, duke u bashkuar kështu me trajnerin, me të cilin kishte punuar te Interi.

Krahas dy klubeve të përmendura, Ibra kishte arritur suksese të shumta, kudo ku kishte luajtur, si në Ajax, Juventus, Barcelona, Milan e Paris Saint-Germain, ndërsa menjëherë u përshtat edhe në futbollin anglez.

Luke Shaw dhe Zlatan Ibrahimovic (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në sezonin e tij debutues me Unitedin, ai shënoi 28 gola në të gjitha garat, ndërsa Djajtë e Kuq e fituan FA Community Shield, Kupën EFL dhe Ligën e Evropës.

Shaw ka thënë se Ibrahimovici ishte i gatshëm “që ta vriste” këdo që dështonte t’i kryente obligimet në stërvitje dhe se ai kishte ndikim të madh në zhveshtore për shkak të mentalitetit fitues.

“Ai ishte i çmendur. Ishte pikërisht njeriu që na nevojitej në zhveshtore. Ai është i pabesueshëm, akoma e kishte talentin, edhe pse ishte paksa më në moshë, akoma ishte lojtari i mahnitshëm që e njihnim”.

“Por, mendoj se më i shkëlqyeshëm ishte brenda zhveshtores. Bënte shumë shaka, por kur bëhej serioz dhe kur në një formë ngulte këmbë, të gjithë e kuptonin”.

(Foto: Ben Hoskins/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se është një fitimtar i lindur. Edhe në ndeshjet e vogla stërvitore, nëse nuk fitonte dhe ti ishe në ekipin e tij, absolutisht të vriste”.

“Prandaj, mendoj se ka arritur ta nxjerrë më të mirë nga secili kur ishte aty, si në aspektin stërvitor, sepse askush nuk guxonte të lëshonte, sepse nëse ishe në ekipin e tij dhe humbje, vdisje”.

“E them me sinqeritet, mund ta pyesni këdo në skuadër, e këtillë ishte situata. Por, të gjithë e donin dhe ishte zhgënjyese që e pësoi atë lëndim të keq”, ka treguar mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

(Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version