Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë duke mirëpritur lindjen e vajzës së tyre Luna Mari Ejlli.

Pasi bënë njoftimin e tyre për lindjen e vajzës, Luizi ka reaguar për herë të parë për këtë përmes një video-mesazhi në Instagram.

“Kam mëndu se piku i lumturisë ka qenë kur më tha Kiara ‘po’, por më vjen keq me i thonë Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra dhe keni për ta kuptuar”, potencoi Luizi përmes videos.

Foto: Kiara Tito dhe Luiz Ejlli / Instagram

Fenomeni i Big Brother VIP Albania madje bëri të ditur se nesër, do të hyjë ‘live’ me Kiarën për të shprehur falënderimet e tyre për urimet që morën.

Lexo po ashtu Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Ky ishte reagimi i parë i Luizit pasi u bë i ditur se Kiara solli në jetë vajzën e tyre. /Telegrafi/

Foto: Luiz Ejlli / Instagram
Exit mobile version