Luiz Ejlli gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP Albania.

Kjo për shkak të një historie që krijoi brenda, duke thënë fillimisht se është i sëmurë, e më pas se ishte një gënjeshtër pasi po fliste për një mik të tij.


E gjithë situata bëri bujë të madhe dhe tronditi mbarë opinionin publik, duke hedhur në anën tjetër edhe disa akuza për produksionin.

Screenshot 1 41 Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi në një bisedë me banorët, ai u pyet nga Bjordi Mezini se çfarë do të bënte nëse do të largohej Kiara nga shtëpia - meqë është në nominim.

“Nëse largohet Kiara, çfarë do të bësh ti?”, ka qenë pyetja që iu drejtua këngëtarit.

Screenshot 2 30 Foto: Screenshot/YouTube

“Do të dalë edhe unë, por nuk del kjo. Nëse del do të dalë edhe unë”, u shpreh Ejlli.

Ai tutje theksoi se nëse do të mbesnin në fund dhe se njëri nga ta do ta linte shtëpinë, do të sakrifikonte për t’u larguar nga gara.

Screenshot 3 22 Foto: Screenshot/YouTube

Kiara e revoltuar u shpreh se nuk do e dëshironte një gjë të tillë, të shfaqte heroizmin. /Telegrafi/