LAJMI I FUNDIT:

LUISA lanson këngën e saj të parë “SOLO” nën shtëpinë muzikore “Broke Records”

LUISA lanson këngën e saj të parë “SOLO” nën shtëpinë muzikore “Broke Records”
LUISA

“SOLO” është kënga debutuese e shumëpritur e LUISA-s, pjesë e EP-së së saj të parë nën shtëpinë muzikore prestigjioze “Broke Records”, e njohur për artistë si Sevdaliza, Blackbear dhe JMSN.

Kjo këngë u krijua dhe regjistrua në Los Angeles, ku LUISA bashkëpunoi me shokun dhe producentin e saj, Taylor Wilzbach, dhe shkrimtaren e këngëve Carol Mak.

Kënga “SOLO” fillimisht ishte menduar për një artist tjetër, megjithatë, tema e këngës pasqyronte aq shumë përvojat personale të LUISA-s në Los Angeles, saqë ajo vendosi ta bënte pjesë të rrëfimit të saj artistik.


LUISA

Me një tingull që kombinon pop-in dhe influencat e hip-hop-it, “SOLO” reflekton stilin muzikor të artisteve si Doja Cat, Camila Cabello dhe Sabrina Carpenter. Një fakt Interesant është se kënga u krijua brenda një dite të vetme, pas një feste në North Hollywood, gjë që tregon spontanitetin dhe kreativitetin që qëndron pas këtij projekti.

LUI$A zgjodhi “SOLO” për të krijuar videoklipin e saj të parë nën Broke Records, të cilin vendosi ta xhiroj në Kosovë. Videoklipi përmban elemente nostalgjike dhe shumë personale. Në të shfaqen detaje si tentenet e punuara me dorë nga gjyshja e saj, duke i dhënë një ndjesi të veçantë dhe autentike videoklipit. Gjithashtu, dy nga vendet e xhirimit janë në lagjen Dardania, ku prindërit e saj kanë kaluar rininë dhe ku LUISA ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë. Përmes këtyre detajeve, videoklipi bëhet një tribut për rrënjët dhe kujtimet e saj.

Dëgjoni këngën përmes link-ut më poshtë:

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Magazina
Për ditëlindje, Capital T publikon video me Adrola Dushin dorë për dore në New York

Për ditëlindje, Capital T publikon video me Adrola Dushin dorë për dore në New York

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina
Kalo në kategori