Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridi në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Pas vetëm 15-të minutash lojë, Los Rojiblancos kaluan në epërsi me një gol të bukur nga Luis Suarez.


Sulmuesi uruguaian pranoi një asistim nga Marcos Llorente, duke shënuar kështu në portën e Los Blancos.

Kujtojmë se ky gol i shënuar nga Suarez ishte i 17-ti për të në ligë deri më tani në këtë edicion, derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

https://twitter.com/Fastgoal2/status/1368585633283866630

telegrafi sport app