Luis Enrique, trajner i ri i Spanjës

Kombëtarja e Spanës ka emëruar ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, si trajner të ri dhe kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare pas largimit të Fernando Hierros.
La Roja shkarkuan trajnerin Hierro pas eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes në penallti nga Rusia në 1/8-tën.
Pas shkarkimit të tij, drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit (FA) iu përveshën punës për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Nuk ka shkuar as një javë mirë dhe ata tashmë kanë emëruar trajnerin e ri të kombëtares së tyre.

Luis Enrique, i cili gjithashtu ka trajnuar Romën dhe Celta Vigo, do të jetë shefi i përhershëm i La Rojas për sezonin kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
FA spanjolle konfirmoi më herët të hënën se ish-drejtuesi i Villarrealit, Jose Francisco Molina, është emëruar si drejtori i ri sportiv.
Ish-kapiteni i Real Madridit e la rolin para Kupës së Botës për të zëvendësuar trajnerin që po largohej Julen Lopetegui, por eliminimi i hershëm i Spanjës kishte lënë të dy role të lira.
Përveç Enriques edhe një numër i kandidatëve të tjerë ishin përfolur për trajner të ri, përfshirë Quique Sanchez Flores, Paco Jemez, Michel, Roberto Martinez dhe Pepe Mel. /Telegrafi/












































