Spanja ka marrë fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror 'Katar 2022'.

'La Roya' ishin të pamëshirshëm pasi mposhtën Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0.


Trajneri spanjoll, Luis Enrique ka deklaruar pas ndeshjes se ka një kohë që po thotë se ekipi përfaqësues që ai udhëheq është shumë i fortë.

“Jua kam thënë në këto dhjetë ditë se kemi një Kombëtare të fortë dhe kur gjërat shkojnë kështu, futbolli bëhet një sport i mrekullueshëm".

JVHW5EIJNHP47WUEOKU6LPNJKE

"Kosta Rika ishte një kundërshtar i fortë që mund të kishte krijuar probleme, por ne ishin të jashtëzakonshëm me dhe pa top", deklaroi Enrique.

Tutje trajneri spanjoll ka thënë se tani gjithë fokusin e kanë për të dielën ndaj Gjermanisë.

"Tani i gjithë fokusi ynë është te ndeshja e radhës me Gjermaninë. Nuk e di se kush do të luajë të dielën, por nëse duam të arrijmë në finale do të duhet të aktivizojmë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë".

Luis Enrique 1

"Tani disa do të thonë se Kosta Rika ishte një kundërshtar shumë i dobët, por nëse i analizon, do të shohësh se ata gjithmonë kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Botës", tha Enrique.

Ndeshjen e ardhshme Spanja e zhvillon me fillim nga ora 20:00 ndaj Gjermanisë që kërkon medomos pikët e para. /Telegrafi/