Regjistrimi i popullsisë dhe përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, kanë qenë temat që u trajtuan në takimin mes presidentes e udhëheqësit e tri komunave.
E para e shtetit, Vjosa Osmani gjatë së hënës priti në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe përfaqësues tjerë të luginës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se ky ishte takimi i parë që presidentja kishte ftuar tri komunat, ku ishin prezentë të gjithë udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës.
“Diskutuam bashkërisht për çështje aktuale në të cilën gjendet Lugina e Preshevës, me theks të veçantë sa i përket regjistrimit të popullsisë në Luginë. Ajo çfarë është e vërteta është se në Preshevë e Bujanoc, regjistrimi i popullsisë është duke shkuar sipas ritmeve dhe dinamikës së vet. Përderisa ka disa mangësi sa i përket regjistrimit të popullsisë në Medvegjë”, ka thënë Mustafi.
Ai ka përsëritur kërkesën për trajtim të barabartë të shqiptarëve të Luginës, ashtu siç ndodh me serbët e Kosovës.
“Kërkesa jonë e patjetërsueshme është që çështja e Luginës së Preshevës nuk ka asnjë arsyeje të jetë e padiskutueshme, të jetë e pazgjidhur në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sepse ajo është pjesë e kontekstit Kosovë-Serbi. Madje, nuk mund të ketë një zgjidhje që vendos paqen e qëndrueshme pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ftuar të gjithë shqiptarët e tri komunave të insistojnë për regjistrim, pasi që në këtë mënyrë do të dihet edhe numri i saktë i shqiptarëve në tri komunat. Ai theksoi se deri më tani kanë evidentuar mangësi në procesin e regjistrimit në Medvegjë, ku janë vetëm tre shqiptarë.
“Problemi ishte që ata ishin vendosur në vendbanime të serbëve dhe nuk ishin vendosur në vendbanimet shqiptare. Madje, tani kemi arritur që të sigurojmë që të kenë asistentë sa i përket regjistrimit të popullsisë, në mënyrë që shqiptarët e Medvegjës të deklarohen në gjuhën shqipe ndaj regjistruesve. Mirëpo, ka edhe probleme të karakterit softuerik, sepse është një problem i kompleksuar. Ajo që na bën besim plot për të vazhduar edhe më tej sa i përket regjistrimit të popullsisë, është se ky proces monitorohet nga Eurostat-i dhe është i financuar nga BE. Ne kemi adresuar të gjitha këto çështje edhe Ambasadës të Bashkimit Evropian edhe OSBE-së”, ka thënë Mustafi.
Mustafi tregon se edhe për numrin e deritanishëm të qytetarëve të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Në Medvegjë janë regjistruar 5.708 qytetarë, prej tyre sa janë shqiptarë është problem të dihet për shkak se numër i konsiderueshëm i vendbanimeve është i përzier. Përderisa në Preshevë janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë, numri i konsiderueshëm dhe kapital është shqiptarë. Dhe diku në komunë të Bujanovcit rreth 48 mijë qytetarë”, ka përfunduar ai.
Shqiptarët po marrin pjesë në proces të regjistrimit pas një dekade. 83 regjistrues janë në Bujanoc, 73 regjistrues në Preshevë dhe 24 regjistrues në Medvegjë.
Nga ana tjetër presidentja Osmani ka apeluar për regjistrim masiv të shqiptarëve në Serbi.
“Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative”, ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka përmendur se është interes i shqiptarëve të dihet saktë numri i tyre që jetojnë në këto treva.
“Është në interes të të gjithë bashkëkombësve tanë në këto treva që numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë reflektues i vërtetë i shqiptarëve, gjë që do të mundësojë rritjen e përfaqësimit politik, e rrjedhimisht, më shumë të drejta për ta”, ka përfunduar Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit