LAJMI I FUNDIT:

“Luftova për ta nënshkruar, të gjithë ishin kundër”, Maldini kritikon Milanin për shitjen e Tonalit

“Luftova për ta nënshkruar, të gjithë ishin kundër”, Maldini kritikon Milanin për shitjen e Tonalit

Ish-drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se do të kishte luftuar shumë për të ndaluar largimin e Sandro Tonalit në Neëcastle United .

Maldini fillimisht nënshkroi Tonalin për Rossonerët, por këtë verë italiani u lejua ta largohet drejt klubit anglez për rreth 80 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse shitje e madhe, Maldini është deklaruar kundër kësaj, pasi blerja e tij ishte shumë e qëlluar dhe luftoi shumë për ta marrë atë.


“Ne do të kishim bërë gjithçka që ishte e mundur për të mos e lënë të largohej, edhe përballë një oferte kaq të rëndësishme”, ka thënë fillimisht Maldini për La Repubblica.

Maldini thyen heshtjen pas shkarkimit e tij nga Milani, tregon gjithë detajet
Lexo po ashtu Maldini thyen heshtjen pas shkarkimit e tij nga Milani, tregon gjithë detajet

“Ne kurrë nuk kemi qenë plotësisht kundër shitjes së një prej lojtarëve tanë të rëndësishëm, por nuk ka pasur as një nevojë reale”.

“Më pëlqen të kujtoj se ne shpenzuam një shumë të barabartë me rreth një të pestën e vlerës së transferimit për të nënshkruar me Tonalin nga Brescia”.

“Më kujtohet se duhej të luftoja me drejtorin dhe pronarët… asnjëri prej tyre nuk donte ta blinte, madje edhe zona e skautimit ishte kundër nënshkrimit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/