LAJMI I FUNDIT:

Luftëtari ukrainas i UFC-së, Potieria kritikon ashpër Nurmagomedovin për luftën në Ukrainë: Ti flet për besim dhe nder, tani hesht

Luftëtari ukrainas i UFC-së, Potieria kritikon ashpër Nurmagomedovin për luftën në Ukrainë: Ti flet për besim dhe nder, tani hesht

Luftëtari ukrainas i UFC-së, Ihor Potieria, e ka kritikuar ashpër Khabib Nurmagomedovin, i cili nuk ka dhënë asnjë qëndrim dhe nuk e ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës.

Potieria (25 vjeç) ka 20 fitore dhe vetëm dy humbje në karrierën e tij. Por për momentin karriera e tij nuk është gjëja më e rëndësishme, pasi vendi i tij po përballet me tmerret e luftës nën pushtimin rus.

Gjatë kësaj kohe, luftëtari ukrainas është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa një nga postimet e fundit ia ka kushtuar legjendarit Khabib Nurmagomedov.


Potieri më së shumti shqetësohet nga fakti që Khabibi nuk po flet për luftën në Ukrainë.

“Të kanë dashur miliona njerëz. Ti ke qenë shembull në shumë salla të arteve marciale. Ti e ke filluar karrierën në Ukrainë. Ti flet për nder dhe besim dhe tani hesht”, ka shkruar Potieria në Instagram story, duke e etiketuar edhe profilin e Habib Nurmagomedov.

Kjo nuk është hera e parë që Potieria merret me një nga kolegët e tij.

Ai bëri të njëjtën gjë më herët me Alexander Shlemenko, një luftëtar rus i MMA që mbështeti publikisht pushtimin rus të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori