Nëse do ta konsiderojmë ashtu si është Kosovën, pjesë të kombit shqiptar, atëherë duhet të mësohemi edhe me reagimin e zakonshëm të liderëve respektivë. Këtë herë të fundit ka qenë presidenti kosovar Thaçi që i është përveshur ish-kolegut të tij, Sali Berisha, pas statusit të radhës së tij. Arsyeja dihet dhe kjo lidhet me ndarjen e territoreve. Por, ndërsa Hashim Thaçi është sot njeriu i besuar i SHBA-së dhe Brukselit, Sali Berisha është protagonist në rreshtat pas dhe i lokalizuar në politikën e ngushtë shqiptare, e cila se ka dot peshën për të ndikuar për Kosovën.
Në fakt, problemi është më shqetësues dhe lidhet me etikën historike. Qoftë edhe me mënyrën sesi e perceptojmë ne tjetrin. Dhe, historia na ka mësuar një gjë që ne shqiptarët nuk i shmangemi dot dhe që jemi të destinuar ta përsërisim, ofendimin dhe uljen e bashkëkombësit tonë. Ko më së shumti tek njerëzit publikë, ku shqiptarët jo nuk e kanë për gjë të ofendojnë tjetrin por edhe janë gati kurdoherë që të ngrihen mbi fatkeqësinë e tij. Çfarë nuk bënë shqiptarët t’i jepnin dërrmën Ismail Qemalit deri sa ia arritën qëllimit, falë dhe ndihmës së plakut të pavarësisë. Ah mund ta harrohet apeli i princ Vidit, që kërkonte thjesht nga shqiptarët të zhduknin Ismail Qemalin dhe Esat Pashën dhe pastaj gjërat do të shkonin mirë.
Po urrejtja proverbiale e Faik Konicës me Fan Nolin dhe anasjelltas, që përfundoi në një miqësi të ndjerë, por që duket e tepërt për mesazhin që ata dhanë për shqiptarët e SHBA-së dhe jo vetëm. Nuk po flasim për diktaturën, ku Enver Hoxha etiketoi armiq këdo që nuk i shkonte pas avazit, për të mos thënë që përdori lloj-lloj ofendimesh për shqiptarët, që drejtonin në Kosovë dhe jo vetëm. Kuptohet që edhe ai nuk mund t’i shpëtonte trendit kombëtar për t’iu kundërvënë kujtdo, thjesht për të evidentuar veten.
Historia jonë është e mbushur me këto dualitete dhe i kemi aq të shumta, saqë sherri i orëve të fundit na kujton hipokrizinë e marrëdhënies sonë dhe mbi të gjitha problemin e madh moral për mungesën e respektit ndaj atij që mendon ndryshe.
Hashim Thaçi e ka ditur dhe duhet të ruajë pak turp për ato që ka thënë për Ibrahim Rugovën, por jo vetëm që nuk i ka bërë përshtypje, por pak kohë më parë në përkujtimin e tij do të kishte fjalën kryesore! Praktikisht po nderonte pijanecin, të nënshtruarin, disfatistin, frikacakun dhe politikanin pasiv. Do ta konsideronte pak vite më parë mik Berishën… dhe pak orë më parë do t’i kujtonte që “në mes viteve 1992-1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”.
Kosova është një investim i mirëfilltë amerikan dhe nëse ata e kanë vendosur këtë ndarje atëherë duhet menduar mirë sepse është e mbaruar, porse një gjë dihet mirë, shqiptarët dhe serbët edhe për dekada të tjera do e kenë të vështirë të merren vesh mes veti.
Gjaku që rrjedh mes dy vendeve nuk mund të harrohet aq lehtë. Nëse është e vërtetë, atëherë duhet pesha e të gjithëve për të marrë më të mirën, porse deri më tani askush nuk e do ndarjen. Liderët shqiptarë duhet t’i japin fund hipokrizisë së madhe me njëri-tjetrin dhe nderimit fals. Jemi tepër të vegjël dhe të pafuqishëm për të ndryshuar dhe shkëmbyer kufij dhe territore, kurse urrejtjen dhe miqësinë e shtirë që kemi duhet ta mbajmë brenda kufijve të etikës normale dhe të mos jemi kaq të shtirë në shprehjen e miqësisë ashtu si edhe urrejtjen.
Sa për kombin e kemi treguar se e kemi shitur dhe kemi bërë tregti kur kemi pasur interesat personale, pa edhe më të voglin mëdyshje. Këta jemi ne dhe kështu kemi qenë më së shumti, përveç pak rasteve, që nuk e ulin dot këtë trend. Thaçi dhe Berisha me gjithë vogëlsinë e tyre të momentit nuk bëjnë përjashtim, paçka peshës jo të vogël që kanë në historinë e shteteve respektive. /Homo Albanicus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame