Lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kinës mund të ndikojë më shumë në disa vende të vogla, se sa te dy vendet konkrete të mosmarrëveshjes tregtare. Ministria kineze e Tregtisë, tha se SHBA-ja është “duke hapur zjarr në të gjithë botën”, duke paralajmëruar se tarifat e propozuara të Uashingtonit mbi mallrat kineze do të godasin zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.
Një model i ri nga ekonomistët në Pictet Asset Management (PAM), ka prodhuar një listë të vendeve që do të dëmtohen më shumë ekonomikisht nga një përshkallëzim në luftën tregtare.
Sipas PAM, përcjell Telegrafi, vendet më të rrezikuara janë ato që furnizohen me lëndë të para nga vendet e tjera, të cilat pastaj i përdorin këto lëndë të para në prodhimin e mallrave për eksport. Tajvani, Koreja e Jugut, Singapori dhe Irlanda janë të gjitha vende që do të ndikohen drejtpërdrejt nga lufta tregtare.
PAM ka rënditur dhjetë vendet më të rrezikuara, ndërsa përqindjet krah tyre tregojnë se sa nga eksportet e një vendi janë pjesë e zinxhirëve të furnizimit botëror.
Irlanda
Është shtëpia e Google në Evropë dhe ekonomia dominohet nga shërbimet e teknologjisë së lartë dhe ato bankare. Ajo renditet në pozicionin më të lartë në investimet e huaja direkte dhe është e ndjeshme ndaj luhatjeve në ekonominë botërore.
Islanda
Ashtu si vendet e tjera në këtë listë, Islanda është një vend relativisht i vogël dhe i ndjeshëm ndaj luhatshmërisë së tregut. Industritë kryesore përfshijnë turizmin, përpunimin e peshkut dhe shkrirjen e aluminit. Shumica e eksporteve të saj shkojnë në Bashkim Evropian, SHBA dhe Japoni.
Malajzia
Kina është partneri më i madh tregtar i Malajzisë, gjë që e bën atë të prekshme ndaj kësaj lufte tregtare të mundshme. Industritë kryesore përfshijnë kallajin dhe vajin e palmës.
Singapori
Ekonomia e lirë e tregut të zhvilluar është renditur si një nga më të mëdhatë në botë, duke eksportuar pajisje elektronike, kimikate dhe shërbime financiare. Ka mbi 100 miliardë dollarë tregti dypalëshe midis Singaporit dhe Kinës.
Koreja e Jugut
E njohur si një nga ekonomitë më të avancuara të në botë në fushën e teknologjisë, ajo prodhon makineri elektrike, makina, çelik dhe anije. SHBA, Kina dhe Singapori janë partnerët kryesorë tregtarë.
Çekia
Një vend anëtar i BE-së, ku partnerët kryesorë tregtarë të saj janë Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së, por përqendrimi në inxhinieri të teknologjisë së lartë e bën atë globalisht të ndërlidhur dhe të prekshme nga lufta tregtare Kinë-SHBA.
Hungaria
Hungaria ka një ekonomi tregu të orientuar nga eksporti, e cila është shumë e varur nga tregtia e jashtme. Bujqësia, teknologjia e informacionit, elektronika dhe kimikatet janë ndër industritë kryesore të vendit.
Sllovakia
Sllovakia ka shërbime të forta, industri të rëndë dhe sektorë bujqësorë. Tregtia e saj e jashtme po rritet me shpejtësi nga viti në vit, por lufta tregtare mund të ketë një ndikim të rëndë.
Tajvani
Eksportet kryesore në Tajvan përfshijnë makineri elektrike, kompjutera si dhe lëndë plastike. Tajvani është shumë i ndjeshëm ndaj rënies ekonomike botërore.
Luksemburgu
Bankingu, shërbimet e informacionit, çeliku dhe prodhimet e tjera industriale janë edhe sektorët kryesorë dominues në Luksemburg. Vendi i vogël evropian ka Produktin e Brendshëm Bruto e dytë më të lartë për frymë pas Katarit, por është shumë i varur nga tregtia, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj pasojave nga konfrontimi midis Kinës dhe SHBA-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi