LAJMI I FUNDIT:

“Lufta” për koalicione

“Lufta” për koalicione

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i “Nismës për Kosovën” do të ballafaqohen më 18 dhjetor në garën e balotazhit për kryetar të Drenasit.

Mirëpo, të dy kandidatët  ende nuk kanë menduar nëse do të lidhin koalicion me ndonjërën nga partitë që fituan më pak vota. Përfaqësues të partisë më të madhe në vend (PDK) thonë se në balotazh duhet shkuar si të vetëm, pa marrëveshje me kandidatët e tjerë, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Muja: PDK-ja të hyjë pa koalicion në balotazh


“Koalicion PDK-ja ka me qytetarët e jo me individët edhe me grupet të cilat nuk përputhen as në qëndrimet e asnjërës parti atje, nuk i janë përputhur kur thirren për balotazh. Propozimi im është që PDK-ja të shkojë pa asnjë koalicion sepse nuk ka nevojë, pasi nuk janë koalicionet e vlefshme atje”, ka thënë për “Zërin” deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i cili vjen nga komuna e Drenasit, porse, sipas tij, vendimin përfundimtar e merr Kryesia e PDK-së.

Deputeti Muja ka folur edhe për shkaktarët që çuan PDK-në në balotazh në këtë komunë, të cilën tradicionalisht e kanë fituar qysh në rundin e parë.

“Unë mendoj që qytetarët janë spekuluar nga dy grupe, nga kandidati i pavarur, i cili ka spekuluar veten se është i PDK-së e ai s’ka qenë i PDK-së, ai ka qenë i ‘Nismës’ dhe ka kaluar në PDK me 150 vota, ka krijuar një identitet me PDK-në. Po ashtu kandidati i ‘Nismës’ është thirrur që unë jam me PDK-në, por ju votoni për mua se mund të jem më i përkushtuar”, ka theksuar ai, duke shtuar se kjo ka bërë që elektorati të hutohet. Por shpreson se elektorati do të ketë mundësi të reflektojë dhe në asnjë rrethanë nuk do të paraqet shkurorëzim nga PDK-ja. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori