Në një vit kalendarik sa është bërë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, prodhuesit vendorë në Kosovë thonë se iu është shtrenjtuar edhe lënda e parë në disa prodhime e po ashtu edhe ngritja e çmimit të naftës ka ndikuar që të iu varfërohet xhepi.
Qytetarët thonë se për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë përgjysmuar listën e produkteve që po blejnë, ndërkaq pagat thonë se nuk janë rritur asnjë cent.
Edhe ekonomistët thonë se sfida që ka sjellë në Kosovë lufta në Ukrainë nuk është lexuar nga Qeveria, e cila sipas tyre ka qenë e paaftë të përballet me inflacionin e po ashtu nuk ka tërhequr asnjë investitor që ka ikur nga zona e luftës.
Mbi qindra hektarë tokë të Ukrainës janë të mbjella me farën e lulediellit.
Nga puna e bujqve në Ukrainë është i varur edhe një prodhues që ndodhet 1.491 kilometra larg.
Është Agim Humolli, prodhues vendor i disa produkteve, prodhimin e të cilave thotë se e ka vështirësuar lufta në Ukrainë.
“Ne kemi importuar prej Ukrainës fara të kungullit, fara luledielli, arra këto edhe me fillimin e luftës është ndërprerë furnizimi shkaku që nuk kishim mundësin me e pranua mallin. Pastaj kur filluan me lëvizë me qarkullua malli, po ndryshojnë çmimet shumë”, ka thënë Humolli.
Përpos që e ka ngritur çmimin e lëndës së parë invazioni rus, ka lënë pasoja që po e përcjellin biznesin e Humollit.
“Çmimi i naftës ka ndryshuar gati 100% edhe kurrfarë lehtësimi në atë punë nuk kemi pasur, akcizë apo diçka. Ne si kompani kemi goxha shpenzime brenda një muaji”, ka shtuar ai.
Shtrenjtim i lëndës së parë, e shtrenjtim i naftës do të thotë më pak produkte në sofrën e ushqimit. Gjë që ka rënduar gjendjen e qytetarëve.
“Po për shembull është qumështi, djathi sheqeri, është vaji…”, ka thënë Minir Ahmeti, pensioner.
“Më 2020 loçkë u kanë. Me 10 euro e blejshe krejt harxhin për një javë….Këqyre çmimin e vajit… Po blejmë gjëra qind për qind më pak, veç sa me jetua”, ka thënë Marie Gashi, qytetare.
“Me thënë qind për qind çdo ditë çmimet nuk janë të njëjta, sidomos qumështi. Sot nëse është 1.19, të nesërmen është 1.29 apo 1 euro e 39. Sidomos ushqimi është katastrofal, çmimi papunësia”, ka thënë qytetarja tjetër, Xhina Haxhiu.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në vitin 2022 deficiti tregtar ka qenë mbi 4 miliardë euro. Bashkë me importin e mallrave, sipas ekonomistëve Kosova e ka importuar edhe inflacionin, apo shtrenjtimin e produkteve.
“Ka qenë një mundësi tjetër që shtetet tjera të Rajonit e kanë shfrytëzuar shumë kompani të forta evropiane që kanë investuar në Ukrainë janë bartur dhe kanë tentuar të gjejnë partnerë dhe aleatë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë e për fat të keq Kosova në këtë drejtim nuk ka qenë aktive, ndoshta në mungesë të një diplomacie ekonomike më aktive. E dyta mungesa e stabilitetit politik”, ka thënë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Megjithatë sipas tij, pranvera mund të sjellë lajme të mira për ekonominë vendore.
“Vetë fakti që çmimi i gazit ka rënë për 50% në Evropë është indikatori i parë. Vetë fakti që çmimi i kostos së transportit ka rënë në mënyrë drastike është i dyti…Edhe vetë fakti që kemi një ngrirje të çmimit në importin e naftës nga Rusia do të jetë indikatori i tretë”, ka shtuar Gërxhaliu.
Ai ka po ashtu ka theksuar se situata e krijuar pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë është keqpërdorur nga tregtarët, ndaj të cilëve pushteti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Përgjithësisht sipas ASK-së, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%. Ndërkaq, inflacioni ka vazhduar të rritet edhe në janarin e këtij viti, rreth 0.9% i është shtuar vlerës së inflacionit në periudhën e njëjtë të vitit paraprak./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit