Sektori i turizmit në Vlorë, pritet të ketë një tjetër sezon të vështirë. Kësaj radhe i ndikuar nga kriza e luftës në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve.
Anulimet kanë nisur fillimisht nga vetë ukrainasit për të vijuar me polakët, bjellorusët dhe rusët.
“Vlora këtë vit nuk është qyteti që ka mirëpritur gjithë këta turistë të cilët do kishin filluar me charter-a që prej datës 3 mars sikundër vitin e kaluar dhe ishin charter-a javor. Anulimet nisën me 50 për qind duke kaluar në 70-80 për qind të tregut polak, ukrainas dhe bjellorus”, thotë Anxhela, recepsioniste në një hotel në Vlorë.
Sipas kreut të Operatorëve të Hotelerisë për Jugun, këtë sezon nuk pritet që të ketë turistë as nga Serbia, të cilët me sa duket preferojnë Greqinë. Po kështu, rritja e çmimeve ka stepur edhe turistët nga Kosova të cilët kanë qenë një treg i rëndësishëm për sektorin e turizmit edhe gjatë vitit pandemik.
“Rezervimet po anulohen nga të gjitha agjencitë turistike për shkak të luftës dhe pjesa më e madhe në këtë periudhë ishte nga Ukraina. Gjendja nuk është fortë e mirë por po mundohemi për tregje të reja. Ne shpresojmë që këtë vit italianët të kthen sërish. Rritja e çmimeve ndikon në planifikimin e pushimeve dhe deri tani prenotimet janë të vakëta. Vjet kishim edhe një qasje të serbëve që nuk ishte parë, por rritja e çmimeve patjetër ndikon direkt në klimën e biznesit”, thotë Adnand Aliaj, kreu i Operatorëve të Hotelerisë për Jugun.
Sipas operatorëve turistikë, situata e krijuar prej luftës në Ukrainë është më rëndë edhe nga situata e krijuar prej pandemisë. Pavarësisht kësaj, gatishmëria e operatorëve vijon të mbetet maksimale në gjetjen e tregjeve të reja për të pasur një sezon mbi pritshmëritë e deritanishme./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja