Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, njëherësh koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit së bashku me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport, bënë sot hapjen e punëtorisë për hartimin e Planit të veprimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit.
Në këtë takim ministri Sveçla tha se ofrimi i një ambienti të sigurt, përmes sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, është ndër prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës.
Sveçla theksoi se sa i përket angazhimit në raport me përfshirjen e qytetarëve tanë në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste, vendi ynë ka qenë i suksesshëm në kthimin e tyre.
“Përveç ekstremizmit me motive fetare, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etno-nacionalizmi janë në rritje. Në rastin më konkret, deklaratat e liderëve të së djathtës ekstreme në Serbi janë ato që Serbia i synon në vazhdimësi në raport me Republikën e Kosovës”.
“Këta liderë janë shfaqur jo rrallë herë në takime e mbledhje në veri të vendit tonë duke influencuar dhe cytur grupe ekstreme e të dhunshme, për më keq, të gjithë i kemi parë aktet terroriste të grupeve kriminale serbe ndaj zyrtarëve tanë policorë dhe ndaj qytetarëve e pronave të tyre. Ne duhet të bashkëpunojmë si tërësi në luftimin e ekstremizmit e terrorizmit, por në veçanti duhet të kemi vëmendjen në ideologjitë ekstremiste serbe që synojnë të infiltrohen në veri të vendit tonë”, tha Sveçla.
Ai vuri në dukje se terrorizimi është kërcënim global dhe nuk mund të parandalohet dhe luftohet vetëm.
“Në këtë drejtim institucionet tona duhet të ndërmarrin veprime për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë pjesë aktive në luftën globale kundër terrorizmit dhe financimit të tij, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me partnerët dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Sveçla.
Ndërsa, ambasadori Davenport vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, duke theksuar se Republika e Kosovës është ndër vendet e para, e cila e ka sanksionuar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra të huaja.
Në fund ambasadori Davenport theksoi se OSBE do të mbështesë edhe në të ardhmen aktivitetet që dalin nga kjo strategji.
Ndryshe, punëtoria për hartimin e Planit të veprimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizimit është duke u mbështetur nga OSBE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë