Lufta kundër terrorizmit, policia kontroll në kampin e muxhahedinëve në Durrës

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK, i njohur ndryshe si kampi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Burime nga blutë, bëjnë me dije se urdhri i kontrollit bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Muxhahedinët janë opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































