Një numër i madh personash heqin të zitë e ullirit me psoriazën, sëmundje e lëkurës e cila është shumë irrituese gjatë gjithë vitit, pos në muajt e verës, kur dielli e detyron të tërhiqet
Ekzistojnë ilaçe standarde për shërimin konstant të saj, mirëpo ithtarët e mjekësisë tradicionale thonë që është shumë i efektshëm çaji i kindlës (apo qingla), e cila është bimë barishtore.
Çaji përgatitet në atë mënyrë që një lugë e vogël e rrënjëve të thara dhe të imtësuara qitet në një gotë ujë të ftohtë, pastaj nxehet derisa të vlojë dhe zihet dy-tre minuta, transmeton Telegrafi.
Përmbajtja pastaj ftohet dhe kullohet, ndërkaq çaji pihet rreth 15 minuta me gllënjka të vogla. Merret drejtpërdrejt para gjumi gjatë shtatë ditëve.
Procedura duhet të përsëritet pas dy deri tre muajsh, sepse përbërësit shërues të kësaj bime ndikojnë edhe pas pushimit të konsumimit të këtij çaji.
Të gjitha pjesët e qinglës (Sambucus ebulus) përmbajnë materie shëruese, por duhet pasur kujdes, sepse në doza të larta janë helmuese dhe shkaktojnë të vjella dhe diarre, deri në komë.
Psoriaza është sëmundje e shpeshtë, kronike, imunologjike inflamatore, me ecuri dhe pasqyrë klinike të paparashikuar.
Shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, bërryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës.
Shkaktarët e psoriazës nuk dihen por specialistët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi imunitar. Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar.
Masat për vetëndihmë nuk do ta shërojnë psoriazën, por gjithsesi mund t’i lehtësoj simptomet dhe ta përmirësoj pamjen e lëkurës së përgjithshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës