Vendosja e taksës mbrojtëse prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia, si dhe ndalimi i shitjes dhe importit të produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, pritet të mos jenë masat e fundit që Kosova do t’iu vë produkteve të Serbisë.
Një grup i deputetëve kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për një debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha se Kosova si shtet duhet të përgjigjet ndaj çfarëdo agresioni nga një shteti tjetër, në këtë rast nga Serbia.
Deputeti Korab Sejdiu, iniciues i kësaj nisme, thotë se “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarrë një fushatë shumë të egër ndaj Kosovës” dhe kjo e ka nxitur atë që të kërkojë masa reciprociteti.
“Të fillojmë të veprojmë si shtet dhe këtë ide e kanë përkrahur edhe deputetë të tjerë. Synimi ynë është që ne të mos jemi financues të kësaj fushate të ashpër të Serbisë përmes 400 milionë euro në vit që ne ia dhurojmë ekonomisë serbe dhe e cila pastaj i përçohet Qeverisë serbe për të investuar në destabilizim të Kosovës, përfshirë edhe në betejën në mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thekson Sejdiu.
Kosova vazhdon të importojë nga Serbia produkte në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit, ndërkohë produktet e Kosovës në shtetin e Serbisë në vazhdimësi hasin në barriera të shumta, ku edhe vlera e eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi është jo më shumë se 48 milionë euro në vit.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë se në rast të një vendimi të Kuvendit të Kosovës për embargo ndaj produkteve të Serbisë, do ta procedonin atë.
Shala shton se Kosova do të mund të zëvendësonte të gjitha produktet të cilat importohen nga Serbia.
“Kosova ka produkte edhe vendore, por edhe bizneset kosovare në mënyrë shumë të lehtë mund që produktet nga Serbia t’i zëvendësojnë me produkte fillimisht vendore, që janë edhe nga kualiteti më të mirë sesa produktet nga Serbia, por edhe nga çmimet. Po ashtu, edhe produktet të cilat Kosova nuk i ka bizneset kosovare, shumë lehtë mund t’i marrin nga vendet tjera”, thotë Shala.
Vendimi i ministrit Shala për vendosjen e taksës 10 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kishte nxituar shqetësime në Bruksel se po shkelet Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA.
Por, një vendim i tillë, është përkrahur në Kosova nga të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe ekspertë të fushës.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë se vendosja e një embargoje për produktet e Serbisë do të kishte efekte jashtëzakonisht të vogla në ekonominë e Kosovës, pasi sipas tij, ekonomia e Kosovës pjesën kryesore të lëndës së parë e ka nga Bashkimi Evropian.
“Përderisa Serbia me gjithë mekanizmat e saj politikë, institucionalë dhe ekonomikë e lufton shtetin e Kosovës edhe shteti i Kosovës duhet të përdorë mekanizmat që i ka në dispozicion për t’iu kundërvënë këtij sulmi të egër që po bën Serbia, e i cili fatkeqësisht po bëhet edhe me heshtjen e Bashkimit Evropian”, thekson Gashi.
Ndërkohë Deputeti Korab Sejdiu shton se në vazhdimësi nga Kosova është kërkuar që të jetë pala më mirëkuptuese karshi Serbisë, por, kjo që është duke ndodhur tani, shton Sejdiu, është që miqësia e Kosovës është duke u trajtuar si dobësi.
“Jemi në një situatë që nuk kemi zgjidhje që të ndërrojmë qasjen tonë ndaj Qeverisë së Serbisë dhe një fillim i mbarë do të ishte që ne mos të furnizojmë me mbi 400 milionë euro në vit ekonominë serbe. Unë besoj fuqishëm që në momentin që do të impononim një embargo të tillë, do të rritej presioni në Qeverinë e Serbisë që të ndalojë sulme dhe agresion të hapur që po bën ndaj Kosovës, jo vetëm në sferën ndërkombëtare, por edhe brenda shtetit tonë, në veçanti në katër komunat veriore”, thekson Sejdiu.
Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë, janë përcjellë në vazhdimësi me probleme të shumta.
Serbia vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, pati ndaluar produktet e Kosovës në tregjet e saj, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi