Jeffrey D. Sachs
Amerika vazhdon të jetë në gjendje lufte civile. Jo thjesht një luftë civile, por lufta civile. Në raundin e parë, në vitet 1860, Konfederata humbi. Megjithatë aktualisht Konfederata është përkohësisht në dominim. Shtetet e Bashkuara mbeten një vend i ndarë nga dy kultura.
Nga fillimi, SHBA ka qenë një fushëbetejë e dy vizioneve konkurruese. Kredoja themeluese e Amerikës ishte se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”. Megjithatë realiteti ishte që meshkujt e bardhë ishin më të barabartë se kushdo tjetër. Meshkujt e bardhë zotëronin skllevër, i mohuan grave të drejtën e votës dhe morën tokën dhe jetën e amerikanëve vendas.
Gjatë Luftës Civile 1861-1865, Konfederata skllavopronare, formuar nga 13 shtete separatiste, u mund nga 19 shtete veriore dhe më pas u mor nga qeveria federale për një dyzinë vitesh. Megjithatë pasi mbaroi “Rikonstruktimi” në 1877, Jugu praktikoi fuqishëm racizmin sistematik për thuajse një shekull derisa Kongresi Amerikan vuri në fuqi Aktin e të Drejtave Civile në 1964 dhe Aktin e të Drejtave të Votës në 1965, kryesisht me mbështetjen e demokratëve veriorë. Nga ky moment, votuesit e bardhë jugorë e braktisën në masë Partinë Demokratike. Republikanët përqafuan të ashtuquajturën strategji jugore, bazuar në rezistencën e ngritjes së afrikano-amerikanëve dhe grupeve të tjera minoritare dhe kundërshtimin e legjislacionit që do të transferonte ndonjë fond, status apo fuqi te ta.
Republikanët u bënë kështu partia e Jugut dhe demokratët partia e Verilindjes dhe Perëndimit të Paqësorit, ku perëndimi i mesëm dhe shtetet perëndimore malore ishin rajonet që bënin diferencën. Rajoni industrial i Liqeneve të Mëdha prirej drejt demokratëve ndërsa shtetet fermere të Perëndimit të Mesëm dhe ato malore prireshin drejt republikanëve. Njerëzit nga këto shtete gjithashtu mbanin kulturën e shtypjes se amerikanëve vendas, dhe imigrantëve aziatikë dhe hispanikë.
Pronësia e armëve shënon një tjetër përçarje mes demokratëve dhe republikanëve. Kultura e armës së Partisë Republikane reflekton të njëjtën forcë kulturore që i jep formë pikëpamjeve anti-minoritet. Në një libër brilant, “Mbushur” (Loaded), historiania Roxanne Dunbar-Ortiz na kujton se “milicitë e vetërregulluara” në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane, që jep të drejtën e mbajtjes së armëve, ishin grupe meshkujsh të bardhë që mësynin fshatrat amerikane native dhe përndiqnin skllevërit që ia kishin mbathur.
Siç argumentojnë fuqishëm në librin e tyre të fundit “Rrënjë të thella: Si Skllavëria i Jep Ende Formë Politikës Jugore” nga Avidit Acharya, Mattheë Blackëell dhe Maya Sen, është trashëgimia e skllavërisë dhe përçarjes së pas-Luftës Civile ajo që i jep aktualisht fuqi kulturës politike jugore. “Në zonat ku skllavëria ka qenë e përhapur,” tregojnë ata, “të bardhët kanë më shumë gjasa të kundërshtojnë Partinë Demokratike, të mos binden dhe të shprehin ndjenja që mund të përkufizohen si urrejtje racore”.
Si para dhe pas Luftës Civile, të bardhët e varfër jugorë pranonin statusin e tyre të ulët sepse e vinin theksin te superioriteti i tyre ndaj afrikano-amerikanëve më të dëshpëruar. Politika racore kështu bllokoi shfaqjen e klasës politike, që do t’i kishte bërë të bardhët e varfër dhe zezakët e varfër më kërkues për shërbime publike të paguara nga taksat më të larta për të bardhët elitarë.
Nga 26 senatorë që përfaqësojnë 13 ish-shtetet e Konfederatës sot, 21 janë republikanë dhe pesë janë demokratë. Nga 38 senatorë që përfaqësojnë 19 shtetet veriore të 1861, 27 janë demokratë dhe nëntë janë republikanë (dy të pavarur, Bernie Sanders dhe Angus King, pjesë e grupimit me demokratët) Presidenti Donald Trump është një anormali gjeografike, një racist pro-jugor nga Nju Jorku liberal. Trump, një kampion i kulturës jugore të mashkullit të bardhë është i shmangur në shtetin e tij me (59% që nuk e aprovojnë deri në shtator 2018). Ai është më shumë nga Misisipi se Manhatani.
Përçarja kulturore u shfaq plotësisht në Senat gjatë procedurave së fundmi, që konfirmuan Gjykatësin Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme Amerikane. Mbrojtësit në Senat të Kavanaugh ishin kryesisht meshkuj të bardhë nga Jugu dhe Perëndimi i Mesëm që e shtrëmbëruan pyetjen ndaj Kavanaugh si një pijanec në rini duke sulmuar më shumë akuzuesit e të nominuarit. Mitch Mçonnell nga Kentaki, një ish-shtet skllevërish, me sukses orkestroi konfirmimin e Kavanaugh. Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, i pari shtet skllav që u shkëput në 1860, ishte promovuesja më agresive e Kavanaugh në Komitetin Gjyqësor të Senatit, duke i përshkruar akuzat seksuale kundër Kavanaugh si “mashtrimi më joetik që kam parë në karrierën time politike.” John Kennedy nga Luiziana, një tjetër ish-shtet Konfederate, i quajti dëgjimet “një shfaqje e çmendur ndërgalatike.”
Demokratët dhe Republikanët janë parti jo vetëm të kulturave dhe rajoneve të ndryshme, por gjithashtu të ekonomive të ndryshme. Shtetet e Verilindjes dhe Paqësorit kryesojnë teknologjinë, inovacionin, arsimin e lartë, punët e mirëpaguara dhe të ardhurat për frymë në SHBA. Jugu është shumë mbrapa. Jo vetëm që meshkujt e bardhë të klasës punëtore në Jug dhe Perëndimin e Mesëm mbrojnë statusin e tyre dhe privilegjet racore; ata gjithashtu po luftojnë për vendet e punës në industri ku automatizimi dhe tregtia e jashtme kanë gërryer vazhdimisht punësimin.
Të bardhët e klasës punëtore në jug kanë shumë për të fituar nëse braktisin politikën racore të Republikanëve në favor të politikës bazuar te klasa. Janë koporatat e bardha elitare, jo afrikano-amerikanët e varfër, hispanikët apo minoritetet e tjera, ato që në fund të fundit pengojnë klasën punëtore të bardhë të ketë arsim publik cilësor, kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe siguri mjedisore. Senatorët e bardhë jugor luajnë luftën kulturore pjesërisht për të mbuluar donatorët republikanë mega të pasur, që shijojnë uljen e taksave për korporatat dhe çrregullimet mjedisore ndërsa partia bën kurban afrikano-amerikanët dhe hispanikët.
Rënia e dominimit të të bardhëve jo-hispanikë në popullatën totale me gjasa e ka zgjeruar përçarjen kulturore të Amerikës në 20 vitet e fundit. Dhe me të bardhët jo-hispanikë që priten të bëhen një minoritet në popullatën totale deri në vitin 2045, lufta civile amerikane që vazhdon mund të përkeqësohet. Nuk ka për të marrë fund derisa amerikanët e klasës punëtore në të gjitha rajonet, të të gjitha racave dhe etnive të bashkojnë forcat për të kërkuar taksa më të larta dhe llogaridhënie të shtuar ndaj korporatave elitare të të pasurve. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri