LAJMI I FUNDIT:

“Luella”, romani më i ri nga shkrimtarja Kaltrina Maloku

“Luella”, romani më i ri nga shkrimtarja Kaltrina Maloku

Në vitrinat e bibliotekave tona dhe librarive në Kosovë, tashmë mund të gjeni romanin më të ri të shkrimtares, Kaltrina Maloku.

Ajo kësaj radhe vjen me romanin “Luella”, në të cilin trajtohet një romancë dashurie me personazh kryesor Luellën, një vajzë të re, e cila përballet me vështirësitë e karrierës që e shoqërojnë rininë në vendin tonë dhe është vetëm rastësia ajo që i jep mundësinë personazhit kryesor që të shpreh talentin e saj.

E liruar nga komplekset dhe paragjykimet e shoqërisë, karakteri i Luellës lufton si për dashurinë, ashtu edhe për punën me forcën e saj, duke u përballuar vazhdimisht me këto dukuri të theksuara në vendin tonë.


Romani është botuar gjatë këtij muaji nga shtëpia botuese “Lena Graphic”, me redaktor Berat Armagedoni.

Ndërkaq, botimi i këtij romani është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë këtë roman në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Ndryshe, shkrimtarja Kaltrina Maloku, deri më tani ka botuar romanin “Heshtja e kohës”, “Britmat e shpirtit” dhe librin me poezi për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori