Ludo pyet Dolcen: A më do që jam rrezikant i madh apo që jam facer?

Në ambientet e lavanderisë, Ludo, Dolce dhe Labi zhvilluan një bisedë që tërhoqi vëmendjen e publikut, ku në qendër ishte marrëdhënia mes Ludos dhe Dolces.
Gjatë qëndrimit të tyre së bashku, Ludo iu drejtua Dolces me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe mjaft personale, duke kërkuar të kuptojë arsyen pse ajo e pëlqen.
Ai e pyeti hapur: “Dolce, kallëzo drejt, a më do sepse jam rrezikant i madh, a që jam karakter i fortë, a më do që jam facer, apo çfarë?”

Pyetja e tij u shoqërua edhe me ndërhyrjen e Labit, i cili reagoi me habi: “Çfarë faceri ti?”
Kjo solli një përgjigje të menjëhershme nga Ludo, i cili tha: “Pse, a s’jam facer?”
Dolce, nga ana e saj, u shpreh qartë dhe pa hezitim, duke i dhënë një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të dua se më pëlqen tipi yt”.
Ludo vazhdoi ta thellojë bisedën, duke e pyetur: “Se jam direkt?”
Dolce ia konfirmoi shkurt: “Po”.
Në fund, Ludo u shfaq i kënaqur nga kjo përgjigje dhe e vlerësoi sinqeritetin e saj, duke thënë: “Faleminderit, e vlerësoj prej një personi si ti. Të m’i thonë këta fëmijët, nuk e vlerësoj”. /Telegrafi/






















































