LAJMI I FUNDIT:

Luan Rama: Zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e opozitës

Luan Rama: Zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e opozitës

Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), përmes nënkryetarit, Luan Rama, deklaroi të martën se është urgjente ulja në tryezën e dialogut e palëve politike për t’i dhënë zgjidhje situatës dhe për të realizuar zgjedhjet më të mira në vend, në interesin e qytetarëve shqiptarë.

I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e koalicionit zgjedhor me Partinë Socialiste, Rama u përgjigj se “problemi më i madh sot në vend janë zgjedhjet. Detyrimi i madh që ka e gjithë klasa politike dhe sidomos maxhoranca, që është votuar nga sovrani për të qeverisur dhe realizuar zgjedhje me standarde, është dialogu me opozitën dhe përfshirja e opozitës në zgjedhje”.

Ai theksoi domosdoshmërinë, që pas 27 vitesh pluralizëm dhe një sage problematike shqetësuese për zgjedhje të kontestuara, Shqipëria të realizojë zgjedhje sipas standardeve, ku secili aktor politik në garë të ketë mundësi të konkurrojë dhe të shpalosë alternativën e vet.


Rama bëri thirrje që palët politike tani duhet t’i largohen marrëzisë dhe t’i thërrasin arsyes dhe përgjegjësisë për të realizuar zgjedhje sipas standardeve, të lira të ndershme dhe të barabarta.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, dje në Tiranë, Rama u përgjigj se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme, për aq kohë sa janë balancuara dhe konstruktive.

Rama bëri të ditur emrat e anëtarëve të LSI-së në komisionet ad hoc të vettingut, që do të votohen pasditen e sotme në Kuvend.

Për komisionin me 12 anëtarë LSI do të ketë përfaqësues deputetët, Silva Caka dhe Luan Rama, ndërsa për komisionin ad hoc me 6 anëtarë përfaqësues i saj do të jetë deputeti Vangjel Tavo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori