Në qytetin historik të Gjakovës, në rrugët e saj të ngushta e me kalldrëme dhe ndërtesat me arkitekturë të vjetër, ku dikur kishte namin e pazarit të vjetër ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor, e quajtura “Çarshia e Vjetër” , në mesin e shumë zejeve e qindra dyqaneve dallohet edhe ai i poçarisë.
Luan Qukani është një anëtar krenar i komunitetit egjiptian dhe trashëgon një traditë familjare të poçarisë, që shtrihet në katër gjenerata.
Puna e tij është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për një zeje të lashtë, e cila ka mbijetuar dhe lulëzuar përkundër sfidave të kohëve moderne, shkruan Telegrafi.
Një traditë familjare me rrënjë të thella , historia e familjes Qukani dhe poçarisë fillon më shumë se një shekull më parë, kur stërgjyshi i Luanit filloi të krijonte enë qeramike nga argjila , për nevojat e komunitetit lokal.

Kjo zeje e trashëguar brez pas brezi ka qenë një pjesë e pandashme e identitetit të familjes së tij.
Luan, me krenari dhe përkushtim, vazhdon të punojë në të njëjtën mënyrë si paraardhësit e tij, duke përdorur teknikat tradicionale dhe duke respektuar metodat e vjetra të punës.
“Merrem me këtë zanat të poçarisë nga fëmijëria. Kam fillu herët edhe me babën dhe është zanat me përfitime… Puna e poçarit nuk është e lehtë dhe nuk do të ndalem sepse nga ky zanat jetojmë Ne gjithë jemi marr me këtë zeje të poçarisë familjarisht….”, thotë ai transmeton Telegrafi.

Luan Qukani jeton dhe punon në Gjakovë. Ateleja e tij është një vend i mbushur me histori dhe art. Për të, çdo enë qeramike është një vepër arti dhe një pjesë e historisë familjare.
Ai është një mjeshtër i pasionuar që ka arritur të ruajë dhe të përcjellë një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.
Për Luanin dhe familjen e tij, poçaria nuk është thjesht një mënyrë për të fituar jetesën, por një mënyrë për të lidhur të kaluarën me të tashmen dhe për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në respektin për traditën dhe zejen.
Në një botë ku shumë gjëra kanë ndryshuar dhe modernizuar, puna e Luanit është një kujtesë e rëndësishme për rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe traditave të vjetra. /Lendrit Qeli/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania