Luan Jaha është një ndër aktorët që ka bërë vete publikun e gjerë shqiptar.

Aktori është bërë më i njohur në saje të rolit të "Dajës Skender" në serialin "Familja Moderne".


Ai rrallëherë e kemi parë teksa flet për jetën profesionale duke zgjedhur modestinë, por edhe jetën private.

49826057 1191624854322950 8604356228891541504 n

Artisti së fundi ka sjell në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me bashkëshorten, Violetën ku po duket shumë i lumtur pranë saj.

Theksojmë se 51-vjeçari është i martuar dhe i ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Ndryshe, Luani është profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, drejtimi i aktrimit. /Telegrafi/