LAJMI I FUNDIT:

LSI: Policia e shtetit është e depolitizuar

LSI: Policia e shtetit është e depolitizuar

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) shprehu shqetësimin ndaj thirrjes së kryeministrit, Edi Rama për pjesëmarrjen e forcave të policisë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Kuçovë ftoi forcat e policisë që pas lënies së detyrës, të angazhoheshin për mbledhjen e votave për Partinë Socialiste.

Por Luan Rama, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë një deklarate për shtyp denoncoi këtë qëndrim të kryeministrit.


“Ky është një rast i paprecedentë dhe provokativ, sepse policia e shtetit e ka të ndaluar me ligj të marrë pjesë, gjatë apo pas orarit të punës në veprimtari politike. E ka të ndaluar rreptësishtë të mbledhë vota për ndonjë subjekt politik”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, në Ligjin për policinë e shtetit në nenin 4, pika 2 thuhet shprehimisht se policia e shtetit është e depolitizuar ndërsa në nenin 5 , pika B theksohet paanshmëria politike.

“Gjatë apo pas orarit të punës, çdo punonjës policie e ka të ndalur rreptësishtë të jetë pjesë e aksionit politik të çdo force politike. Kryeministri fton policinë e shtetit të shkelë ligjin dhe urdhëron Policinë e Shtetit të vjedhë vota”, deklaroi nënkryetari i LSI-së, Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori