LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Vazhdimi i rrugës evropiane nënkupton akses në 10 miliardë euro nga fondet e BE-së

LSDM: Vazhdimi i rrugës evropiane nënkupton akses në 10 miliardë euro nga fondet e BE-së

Vazhdimi i rrugës sonë evropiane ofron jo vetëm një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët dhe shtetin, por edhe mundësi të mëdha zhvillimi, me akses në fondet evropiane, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga LSDM thonë se eurointegrimet hapin akses në fonde me vlerë 10 miliardë euro nga fondet e ndryshme të BE-së.

“Në Maqedoni deri më tani janë investuar mbi 1.2 miliardë euro nga fondet evropiane, përkatësisht për bujqësi, përmes programit IPA, grante për krizën energjetike, ndihma makroekonomike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndihmë për zbutjen e pasojave ekonomike të programet e pandemisë, arsimore dhe të tjera.


Me përshpejtimin e integrimit evropian dhe anëtarësimit të plotë, programet dhe fondet e BE-së mund të jenë 11 herë më të larta se më parë.

Kjo mbështetje financiare do të nënkuptonte një kthesë në infrastrukturë, energji, arsim, bujqësi, shërbime shëndetësore, mbrojtje të mjedisit, mbështetje për kompanitë dhe shumë sektorë të tjerë.

Bllokadat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit mund të çojnë në humbjen e këtyre mundësive të konsiderueshme financiare për shtetin, biznesin dhe qytetarët”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja, qytetarët dhe blloku pro-evropian, shtojnë nga atje, nuk do të lejojnë që Maqedonia të jetë sërish shtet i izoluar, i vendosur në një rrugë anësore të rrugës evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori