LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me sondazhe të porositura, Mickoski dëshiron të ruajë vendin e tij në Pallatin e Bardhë

LSDM: Me sondazhe të porositura, Mickoski dëshiron të ruajë vendin e tij në Pallatin e Bardhë

LSDM ka akuzuar sot kreun e OBRM-PDUKM-së se po prezanton në opinion rezultate të anketave, që sipas LSDM-së, nuk janë publikuar askund, por janë të porositura.

Kjo sipas LSDM-së, bëhet me qëllim që Mickoski ta ruajë kreun e partisë nga përçarjet, që siç thuhet, kanë ndodhur kohën e fundit me përfshirjen edhe të ish kreut të OBRM-së, Nikolla Gruevski.

“Ndonëse nuk janë publikuar, Nikolovski dhe Mickoski i dinë rezultatet, që është dëshmia më e madhe e sistemit të anketave të porositura nga OBRM. Me sa duket, kulmi i grindjeve të brendshme, ndarjeve dhe përçarjeve në OBRM janë aq të mëdha sa Mickoski ka nevojë për një sondazh të ri fals, i cili këtë herë ka një përdorim ekskluzivisht të brendshëm. Me sondazhe të porositura, Mickoski dëshiron të ruajë vendin e tij në Pallatin e Bardhë. Sondazhet e rreme të OBRM-së janë të njohura për publikun dhe nuk janë gjë tjetër veçse shpresë e rreme për Mickoskin, froni i të cilit në Shtëpinë e Bardhë po dridhet. Mbetet të shihet nëse këto sondazhe të rreme, të porositura do të publikohen nga i njëjti institut që parashikoi fitoren e DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2020 dhe që kishte lidhur një sërë kontratash me institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së OBRM-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.


Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori