LSDM-ja opozitare sot dërgoi kritika deri te pushteti për 'konceptin e arsimit falas' pasi që, siç kumtoi, shpenzimet për fillimin e vitit shkollor për një nxënës janë sa rroga minimale prej 9 mijë denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për ta filluar vitin shkollor, prindërit u detyrohen shpenzimeve të mëdha. Paguajnë për fletore, çanta, sigurim, shujta, komplete për arsim teknik dhe qëndrim ditor. Në shumë shkolla prej prindërve kërkohet që të paguajnë për uniforma, për sigurim por edhe për letra të bardha për kopjim, për letra higjienike dhe sapun. E gjithë kjo është barrë e madhe për buxhetin familjar', theksohet në kumtesën e LSDM-së.


'Sesi prindërit të ndajnë para për të gjithë shpenzimet, kur më shumë se gjysma e të punësuarve janë me pagë më të vogël se 12 mijë denarë', pyesin nga partia.

Nga LSDM thonë se kur do të vijnë në pushtet do ta lehtësojnë barrën e prindërve dhe do rrisin pagën minimale në vitin 2017. /Telegrafi/