LAJMI I FUNDIT:

LSDM për në Komunën e Tetovës ka 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

LSDM për në Komunën e Tetovës ka 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se tashmë ka zhvilluar takime me liderët e partive politike shqiptare në Qeveri dhe se sot do të takohet edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Në pyetjen për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë parti politike në Tetovë, Zaev tha se në Tetovë do të garojë me të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi pesë kandidatë për Tetovën dhe tre prej tyre janë shqiptarë që janë nominuar nga partia. Por megjithatë në fund anketat do të vendosin se cili nga kandidatët do të garoj LSDM për kreun e Komunës. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, u shpreh Zaev.


Ndryshe, kandidaturën për kryetar komune në Tetovë tashmë e ka zyrtarizuar Lëvizja Besa me Bilall Kasamin dhe PDSH-ja me Sadi Bexhetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori