LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM nuk po bën asgjë për ajrin e ndotur në Shkup

LSDM: OBRM-PDUKM nuk po bën asgjë për ajrin e ndotur në Shkup

Në një njoftim të fundit, LSDM ka shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me nivelin e lartë të ndotjes në Shkup e cila është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe se Shkupianët po thithin ajër të ndotur pa ndonjë ndërhyrje të dukshme nga autoritetet lokale. Ato kanë akuzuar OBRM-PDUKM-në, e cila ka shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për mosmarrjen e masave adekuate dhe mungesën e përkushtimit në luftën kundër ndotjes.

“Nuk ka masa për uljen e ndotjes aktuale, nuk realizohen projekte mjedisore, nuk ka zgjidhje për përballimin e ndotjes në Shkup. OBRM-PDUKM në Shkup nuk bën asgjë.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit kanë propozim për Buxhetin për vitin e ardhshëm, në të cilin ka programe me shuma të reduktuara deri në 70% në krahasim me shumën e vitit të kaluar” thuhet në njoftim e tyre.


Në reagim ndaj kësaj, grupi këshilldhënës i LSDM-së dhe koalicionit do të përgatisin dhe propozojnë amendamente për përmirësimin e situatës, duke identifikuar disa aspekte kyçe të cilat duhet të trajtohen për të përmirësuar gjendjen mjedisore në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori