Partia opozitare maqedonase LSDM, në një komunikatë për media ka reaguar për vajtjen e Nikolla Gruevskit në Turqi me truproja të armatosur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja edhe sot kërkoi përgjigje në pyetjen se kush e lejoi liderin e OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski dhe truprojat e tij të armatosur të fluturojnë në Turqi pa kontrollë të përshtatshëm?


Pas skandalit me fluturimin e Nikolla Gruevskit për pushime në Turqi, duke anashkaluar kontrollet doganore dhe të sigurisë, dhe procedurat tjera, publiku pret përgjigjet e pyetjeve të shumta nga LSDM-ja, dhe pyesin:

'Ende është e paditur se kush e ka lejuar që Nikolla Gruevski dhe truprojat e tij të armatosur të ikin për në Turqi pa kontroll adekuat të sigurisë dhe kontrolleve doganore?'

Kush e garanton sigurinë e udhëtimit ajror? Sidomos duke pasur parasysh skandalin e lidhur drejtpërdrejtë me Sasho Mijalkov, kushëriri i Nikolla Gruevskit.

Sasho Mijallkov, vitin e kaluar u vërejt në aeroportin e Beogradit me armë të pa paraqitur në aeroplanin që fluturonte nga Shkupi.

Identike, është dëshmuar se Mijalkov kaloi pa kontrollin e duhur nga aeroporti i Shkupit', thonë nga LSDM /Telegrafi/