LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH ngushëllon Turqinë me rastin e sulmit terrorist në Stamboll

LR-PDSH ngushëllon Turqinë me rastin e sulmit terrorist në Stamboll

Përmes një njoftimi për media, Lëvizja për Reforma – PDSH ngushëllon Turqinë me rastin e sulmit terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit, njofton Telegrafi Maqedoni.

„Dënojmë ashpër sulmin terrorist në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, me ç’rast u humbën shumë jetë të njerëzve të pafajshëm. Sot ne të gjithë jemi pjesë e dhembjes dhe e trishtimit, jemi të gjithë pjesë e tragjedisë dhe solidarizohemi me familjet e të vrarëve dhe me popullin turk. Akti i shëmtuar terrorist mori shumë jetë të njerëzve të pafajshëm dhe e pikëlloi thellë mbarë njerëzimin.

Ngushllime me të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre, ngushëllime, popullit dhe qeverisë turke, si dhe ambasadës turke në RM, për këtë tragjedi që tronditi gjithë botën e civilizuar. Urojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë dhe mbështesim fuqishëm Qeverinë turke për përcaktimin e sajë në mbrojtjen e paqës në botë dhe luftën kundër terrorizmit së bashku më shtetet e aleancës së NATO-s.“ /Telegrafi/