LR-PDSH mbështet shfuqizimin e testimit ekstern, përkrah heqjen e sistemit të Cambridge

Përmes një komunikate dërguar Telegrafit Maqedoni, Departamenti i Arsimit dhe Shkencës pranë LR-PDSH-së, përshendet vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për shfuqizimin e testimit ekstern si dhe paralajmërimin e ministres, Renata Deskoska, për pezullimin dhe heqëjen e aplikimit të Sistemit të Cambridge-it nëpër shkollat e vendit.
Në komunikatë mes tjerash thuhet se ”ky vendim i shumëpritur, konsiderojmë se është i mirëseardhur nga punonjësit arsimor, nga prindërit dhe nxënësit, për vet faktin sepse testimi ekstern ka qenë shumë diskutabil dhe shumë jokompatibil me mundësit reale të organizimit të procesit edukativo-arsimor në vend, por edhe ka rënduar buxhetin e ministrisë përkatëse, pa patur ndonjë efekt pozitiv.
Nëpërmjet të një testi jonormal, siç ishte testimi ekstern, në një ditë të vetme, janë ndëshkuar dhe demotivuar punonjësit e arsimit, mësuesit dhe profesorët, të detyruar për të lënë gjithçka mënjanë dhe për tu marr vetëm me punë administrative. Janë dëmtuar edhe vetë nxënësit, sepse nota e tyre mesatare është ndikuar nga ajo e testimit ekstern dhe nxënësit në vazhdimësi i vuajnë pasojat e kësaj note gjatë shkollimit të tyre të mëtejshëm.
Edhe Sistemi Arsimor i Cambridge është joadekuat dhe i pazbatueshëm për nxënësit në vend, prandaj inkurajojmë ministrinë përkatëse, që të pezulloj dhe heq aplikimin e këti sistemi. LR-PDSH, midis tjerash, duke patur në progaramin e saj partiak çështjet e shfuqizimit të testimit ekstern dhe Sistemit të Kembrixhit, edhe në perspektivë është e vëndosur që të jep kontributin e saj në reformimin e procesit edukativo-arsimor, prandaj këkon nga MASH që:
-të rishikohet puna e organeve kompetente edukativo-arsimore në vijë horizontale dhe vertikale,të rishikohen dhe të hiqen nga përdorimi i tyre shumë tekste shkollore me përmbajtje joprofesionale, ofenduese dhe diskriminuese, sidomos të atyre në gjuhen shqipe, të ndëshkohet joserioziteti në menaxhimin e institucioneve shkollore dhe papërgjegjësia në punë, nga udhëheqësia e instaluar në vijë partiake,
-të luftohen abuzimet financiare nga organet përkatëse shkollore dhe ato arsimore komunale, të evidentohen të gjitha inspektimet formale dhe negativisht të orientuara nga ana e organeve arsimore komunale dhe të njëjtat të sanksionohen sipas ligjit., të evidentohen dhe rishikohen të gjithë kuadrot me arritje të dyshimta dhe aftësi degraduese joprofesionale dhe të njëjtit të sanksionohen.Një proverb i vjetër thot se “arsimi është investimi më fitimprurës që mund të bëj një popull për vete”.
Prandaj imperativ imediat për Republikën e Maqedonisë është që nëpërmjet të institucioneve përkatëse arsimore, të manifestojë kapacitete të duhura organizative për të reformuar arsimin si dhe të hartojë një platformë afatgjate dhe dobiprurëse për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në të gjithë nivelet e arsimit.”, thuhet në komunikatën e LR-PDSH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?