LAJMI I FUNDIT:

LR PDSH: Maqedonia me qasje armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Me një njoftim Departamenti i Ekonomisë pranë LR-PDSH, ka reaguar në lidhje me importin e mallrave nga Republika e Shqipërisë, respektivisht bllokimin e ditëve të fundit që i bëhet këtij importi, transmeton Telegrafi Maqedoni duke e përcjellë njoftimin e kësaj partie.

”Maqedonia vijon me bllokimin e perimeve të Shqipërisë në kufi, duke mos lejuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Bllokimet e këtilla janë bërë të zakonshme nga pala maqedonase çdo fillim-sezoni pranveror dhe qëllimi është i qartë: të ju shkaktojnë humbje të parikuperueshme bujqve shqiptar, por edhe të paralajmërojnë të tjerët që e njëjta do ju ndodh të gjithë atyre që do të tentojnë tregun maqedonas.

Përkujtojmë Qeverinë e Maqedonisë, BDI-në si pjesë e pandashme të politikave të dëmshme, ministrin e përkohshëm të ekonomisë Driton Kuçi që ia filloi mbrapsht punës se bllokimi i perimeve shqiptare dhe mallrave të tjera që vijnë nga Shqipëria, janë shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s, që njihet për qarkullimin e lirë të mallrave dhe marrëveshjeve bilaterale për tregti të lirë.


Sjellje të këtillë Maqedonia në të kaluarën ka ushtruar edhe ndaj produkteve që vijnë nga Kosova. Kjo është dëshmi e refuzimit të ndërtimit të atmosferës së bashkëpunimit të Maqedonisë me fqinjët shqiptarë.

Apelojmë autoritetet në Shqipëri të veprojnë shpejt, duke mos pranuar arsyetime të rrejshme dhe të shfrytëzojnë mekanizmat e tyre diplomatike për ta zhbllokuar situatën, ndërsa autoriteteve të Kosovës ju bëjmë me dije që duhet të jenë vigjilent sepse e njëjta mund të ju ndodh edhe produkteve që vijnë nga Kosova.” thuhet në komunikatën e LR-PDSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori