LAJMI I FUNDIT:

Low ngre alarmin te Gjermania: Duhet të jemi më konkretë që ta mposhtim Portugalinë

Low ngre alarmin te Gjermania: Duhet të jemi më konkretë që ta mposhtim Portugalinë

Përzgjedhësi  i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë.

Low ka thënë se pas humbjes nga Franca duhet ta ndryshojnë situatën në të mirë.

“Ne duhet të jemi më të mprehtë në sulm nëse duam të mposhtim një ekip si Portugalia, duke vazhduar rrugën tonë për në Euro 2020”.


“Ne kemi ambicie dhe një vendosmëri shembullore, ne e dimë se përkundër disfatës kundër Francës, ne mund të kthejmë gjithçka dhe ta ndryshojmë situatën”.

“Sidoqoftë, duhet të jemi më konkretë kur sulmojmë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të fitojmë nesër dhe në ndeshjet e ardhshme “, ka thënë fillimisht gjermani.

Ai u nda pastaj te yjet portugezë Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, duke thënë fjalë të mira për dyshen.

“CR7 gjithmonë bën diferencën, edhe Bruno Fernandes është një lojtar që po bën shumë mirë”.

“Sidoqoftë, ne jemi një kolektiv i thurur mirë, në të cilin lojtari më i rëndësishëm është grupi. Ne jemi gati”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori