Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, nuk do të jetë më pjesë e klubit më të madh në vend.

Mesfushori i njohur po largohet nga Prishtina pas shtatë vitesh, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në Shqipëri te klubi i njohur Vllaznia.


Ai ka kujtuar kohën e kaluar te Prishtina dhe trofe e fituar në klubin bardhëeklatër, që janë plot gjashtë të tillë.

“ Pas 7 vitesh të kaluara te FC Prishtina rrugëtimit tonë të përbashkët i erdhi fundi. Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por janë të domosdoshme, pasi më duhet të falënderoj të gjithë ata që më qëndruar afër në këtë rrugëtim”.

Screenshot 15 5

“Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit të klubit, por më së shumti bashkëlojtarëve dhe tifozëve PLISAT”.

“Erdha te Prishtina si ri, po largohem si burrë, kapiten dhe me gjashtë trofe të fituar. 1 titull kampioni, 3 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupë e Kosovës, të cilat do të mbesin në zemrën time, sikurse edhe ndeshjet në garat ndërkombëtare që i zhvilluam së bashku”.

281015206 10160510964898538 5062489196860724493 n

Gjithmonë jam munduar të jap më të mirë pa kursyer asgjë nga vetja, për qytetin tim të lindjes, për Plisat, për klubin më të madh në vend. Një largim i dhimbshëm për mua, por i duhur për të shikuar përpara drejt aventurave të reja.  Mirupafshim Prishtinë!”, ka shkruar Lorik Boshnjaku.  /Telegrafi/

telegrafi sport app