Site icon Telegrafi

Loredana thyen kutinë e emergjencës – avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Një tjetër thyerje e rregullave ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, dhe këtë herë protagonistja ishte Loredana.

Modelja shqiptare ka thyer kutinë e emergjencës, me avantazhin për të marrë një informacion nga jashtë.

Sipas pamjeve të transmetuara, Loredana është shtyrë drejt këtij veprimi nga G Bani, i cili e inkurajoi të merrte një avantazh për lojën e saj.

Pasojat nuk vonuan! Vëllai i Madh ndërhyri menjëherë dhe i komunikoi Loredanës përmes një zarfi të kuq se kjo shkelje do t’i kushtojë 20 mijë euro më pak nga çmimi i madh.

Lexo po ashtu G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Nëse ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni, nuk do të marrë shumën e plotë prej 100 mijë eurosh, por vetëm 80 mijë euro.

Ky dënim ka sjellë reagime të ndryshme brenda dhe jashtë shtëpisë. Disa nga banorët u shprehën të befasuar nga guximi i saj për të shkelur një prej rregullave bazë të lojës, ndërsa të tjerë dyshojnë se informacioni i marrë mund të ndikojë fuqishëm në strategjinë e saj në vazhdim. Telegrafi/

Exit mobile version