Lopetegui, favoriti për t'u bërë trajner i Unitedit
Julen Lopetegui është trajneri më i fundit që është përzgjedhur nga Manchester United si pasardhësi i tyre afatgjatë i Ralf Rangnick, raporton Fichajes.
Djajtë e Kuq vazhdojnë të kalojnë nëpër një sërë opsionesh ndërsa përpiqen të sigurojnë që të marrin njeriun e duhur për këtë punë.
Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino kanë qenë të lidhur shumë, por strategu i Sevillas tani është një opsion i mundshëm.
Man Utd ka përpiluar listën e ngushtë me pesë emra trajnerësh si pasues të mundshëm të Ralf Rangnick
Djajtë e Kuq janë duke luftuar në këtë edicion për top katërshe, pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve prej Atletico Madridit.
Lopetegui është natyrisht i gatshëm të kalojë në radhët e Unitedit – por fillimisht këta të fundit duan të sigurohen se kanë trajnerin e duhur.
Nga Louis van Gaaal, Daivd Moyes, Jose Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer e Ralf Rangnick, klubi anglez nuk ka arritur të fitojë Ligën Premier, duke kaluar kështu plotësisht një dekadë. /Telegrafi/





























