Me siguri që lexueset e lexuesit e mi të shumëllojshëm (disa syresh më vlerësojnë, të tjerë jo edhe aq, të tjerë ende fare pak ose aspak, kjo është e drejta e tyre e pamohueshme) e dinë që të jesh lopçar, është një zanat si plot të tjerë në fushën e blegtorisë: lopçari, pra, siç na sqaron “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), është thjesht një bari lopësh, por që, kur punon me ndërgjegje, meriton gjithë respektin tonë jo vetëm sa herë pimë qumësht, hirrë apo dhallë, sa herë hamë djathë, gjizë apo gjalpë, por edhe kur kujtohemi që puna e tij nuk është aq e lehtë sa mund të duket në vështrim të parë.
Megjithatë, tek lexojnë sot gjymtyrën e dytë të titullit të kësaj rubrike, jo pak lexuese dhe lexues me sy tepër të moralshëm, gatigati puritanë në mënyrë të skajshme, mund të lëndohen e të më cilësojnë si një gojështhurur të pandreqshëm, duke pandehur (meqë jam gjithashtu autor i të parit fjalor erotik të gjuhës shqipe, si edhe i disa librave të tjerë me karakter të theksuar erotik) se fjala “gopçar” ka një ngjyrim erotik fort vulgar. Me keqardhjen më të madhe e më të sinqertë për padijen e tyre të përkohshme, po i siguroj se fjala “gopçar” nuk ka asnjë lidhje me tri germat e saj të para të marra si fjalë më vete: për t’u bindur lidhur me këtë, mjafton të hapësh fjalorin tim erotik dhe do të vëresh që fjala “gopçar” nuk figuron fare atje, çka do të thotë se nuk ka asnjë ngjyrim erotik (ndryshe, do të kisha nxituar, madje me ëndje, ta fusja në fjalorin tim çapkën); për t’u bindur edhe më shumë, mjafton, kësaj here, të hapësh “Fjalorin e gjuhës shqipe”, (Tiranë, 2006) dhe ke për t’u habitur se çfarë përkufizimi do të gjesh: “gopçar = grykës, llupës”.
Ndërkohë, “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2005, ribotuar më 2007) numëron mbi 70 fjalë shqipe që kanë të njëjtin kuptim, nga të cilat po përmend vetëm disa nga më të spikaturat: babëziar, (i) babëzitur, barkstihi, barkshpuar, barkthes, barkvozë, fytmadh, hamës, (me) lubi (në bark), llapazhar, llokmëmadh, llupash, (i) pangishëm, nepsqen, tahmaqar, zorrëshpuar e zhvatarak.
Sidoqoftë, a nuk është disi e habitshme që gjuha jonë aq e vjetër të ketë kaq shumë fjalë për të shënjuar e shigjetuar lakmitarët e të pangopurit? Kaq shumë të babëzitur e makutë të ketë pasur historikisht në gjirin e vet populli ynë, një ndër më të lashtët e Europës, për të mos thënë të mbarë botës?
A nuk është kjo në mos e frikshme, të paktën tronditëse? Unë gati besoj se një pasuri e tillë leksikore për të shënjuar njerëzit me damkën e babëzisë në shpirt, madje edhe në ballë, te vështrimi në veçanti, shpreh diçka tipike, sidomos këto vitet e fundit, për krejt përfaqësuesit e piramidës sonë shtetërore nga baza deri në majë të saj.
Gjithsesi, shumëkush mund të mendojë që sot, në shekullin XXI, populli shqiptar nuk është i vetmi që ka në gjirin e tij gopçarë. Në rregull, patjetër e sigurisht, okej e dakord, por pyetja që duhet shtruar, sipas meje, është: “Cilët janë këta GOPÇARË? Cilës shtresë shoqërore i përkasin?” Besoj se ata e ato që sot gati vuajnë nga uria, të pambrojturit, të lënët jetimë, të braktisurit nga shteti e nga shoqëria, që blejnë “me lista” (siç thuhej në epokën e tmerrshme të talonit), që jetojnë duke shtrënguar rripin e pantallonave, llastikun e të mbathurave dhe lidhëset e këpucëve, por që janë të ndershëm dhe që, meqenëse nuk mund të vjedhin, zgjasin dorën e dridhur e lypin, të gjitha këta e dinë fort mirë se cilët janë, në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, gopçarët e pamëshirshëm me pasuri e shuma marramendëse parash të depozituara në parajsa fiskale, në banka e tjetërkund, para mashtrimesh, korrupsioni, droge, prostitucioni e allishverishesh të neveritshme.
Sidoqoftë, mund të ketë aty-këtu, tek-tuk, lexuese e lexues ende të ndershëm, të ndershëm deri në naivitet, që besojnë vërtet se ylli “vetting” do të vetëtijë e do ta ndriçojë më në fund shtetit e sotëm shqiptar, do ta pastrojë atë nga plehrat helmuese të shoqërisë sonë të hallakatur e të shkalafendur, në tribunën e molepsur të së cilës të pamoralshmit e të pamëshirshmit, të paprekshmit e të padënueshmit ndihen patriarkë thuajse të pavdekshëm.
Për të mos ua prishur këtë ëndërr mjerisht utopike, uroj me gjithë mend, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, që ylli “vetting” të mos jetë thjesht një iluzion po aq jetëshkurtër sa një meteorit i rëndomtë që, sigurisht, ndriçon fort sapo hyn në atmosferën e rruzullit tokësor, por bën vetëm viktima e shkakton vetëm dëme në vendin ku bie verbërisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania