Policia ka bërë 150 arrestime në Londër pasi turma njerëzish dolën në një demonstratë të Palestine Action - pavarësisht se grupi është i ndaluar.

Organizatorët Defend Our Juries thanë se deri në 700 persona ishin në eventin në Sheshin e Parlamentit dhe pretenduan se policia po përgatitej për "arrestimin më të madh masiv në historinë e tyre".


Policia Metropolitane tha se një "numër i konsiderueshëm njerëzish" u panë "duke shfaqur pankarta që shprehin mbështetje për Palestine Action, i cili është një grup i ndaluar, shkruan skynews.

"Tani kemi arrestuar 150 persona në Sheshin e Parlamentit", tha policia.

"Ndërsa shumë prej atyre që kanë mbetur në shesh janë media dhe kalimtarë, ka ende njerëz që mbajnë pankarta që mbështesin grupin. Oficerët po punojnë vazhdimisht mes turmës duke bërë arrestime të mëtejshme."

Ndryshe, legjislacioni për të ndaluar Palestine Action hyri në fuqi më 5 korrik, duke e bërë vepër penale shprehjen e mbështetjes për organizatën, me dënim deri në 14 vjet burg. /Telegrafi/