Lojtari turk Woxic kthehet tek ekipi i CS:GO – Eternal Fire

Eternal Fire kanë njoftuar rikthimin e Ozgur "woxic" Eker në ekip.
Lajmi vjen pas dështimit të tyre për t'u kualifikuar në BLAST Paris Major.
Gjithashtu së fundmi u njoftua edhe për vënien në stol të lojtarit imoRR, i cili kishte marr rolin e snajperistit që nga largimi i Woxic nga ekipi.
Woxic ishte pjesë e Eternal Fire qysh në themelimin e ekipit, ku i ndihmoi për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major.
Tani skuadra turke po synon rikthimin e formës, pak para lansimit të versionit të ri Counter-Strike 2.
Ky është formacioni i Eternal Fire në CS:GO:
Ismailcan "XANTARES" Dortkardeş
Bugra "Calyx" Arkın
Engin "MAJ3R" Küpeli
Ozgur "woxic" Eker
Ali "Wicadia" Haydar Yalçın
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































