Lojtari nga Kroacia DEPRESHN është bërë pjesë e ekipit të akademisë fnatic Rising CS:GO
Talenti i ri Filip "DEPRESHN" Jarkić, do të zë vendin e Iulian "regali" Harjău, në rolin e snajperistit, pasi ky i fundit është shumë afër nënshkrimit me një ekip tjetër.
Ekipi fnatic ka njoftuar se ekipi i akademisë së organizatës, fnatic Rising , ka nënshkruar me snajperistin Filip "DEPRESHN" Jarkić, 19-vjeçari është lojtar i ligës FPL-C, që deri më tani ka bërë emër në nivelet më të ulëta të garave të CS:GO me ekipe të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani.
Me ardhjen e DEPRESHN, ekipit fnatic Rising i shtohet edhe një trajner i ri Mikael "sheddaN" Mellström, i cili më parë ishte analist i ekipit Dignitas.
Ndeshjen e parë ekipi fnatic Rising, pas ndryshimeve, e ka zhvilluar sot (e hënë) ndaj ekipit Eternal Fire Academy të cilën e fituan me rezultat 16-11, dhe do të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje ndaj katër herë kampionit të ligës WePlay Academy, MOUZ NXT.
Më poshtë e gjeni formacionin e ri të ekipit fnatic Rising:
Peppe "Peppzor" Borak
Mikkel "Maze" Sparvath
Sebastian "volt" Malos
Matias "Banjo" Kivistö
Filip "DEPRESHN" Jarkić
Mikael "sheddaN" Mellström (trajneri)
/Telegrafi/






























