LAJMI I FUNDIT:

Lojtari legjendar kennyS bëhet pjesë e ekipit të CS:GO Falcons

Lojtari legjendar kennyS bëhet pjesë e ekipit të CS:GO Falcons
(Foto: HLTV)

Kenny “⁠kennyS⁠” Schrub është larguar nga ekipi G2 pas afro gjashtë vjetësh në kontratë, për t’u bashkuar me ekipin Falcons.

Lojtari 27 vjeçar ishte ulur në stol nga ekipi G2 në fillim të vitit 2021 pas paraqitjeve jo të mira dhe ishte jashtë aksionit për rreth 18 muaj.

KennyS i cili luan në rolin e snajperistit, është njëri nga lojtarët më me përvojë në skenën e CS:GO, ngjarja e fundit të cilën ai ishte pjesëmarrës ishte turneu IEM Winter 2022, kur e zëvendësoi kapitenin e ekipit të G2, nexa.


Tani në ekipin Falcons, kennyS do të zë vendin e Bryan “⁠Maka⁠” Canda, duke u ribashkuar me lojtarin tjetër veteran Nathan “⁠NBK-⁠” Schmitt.

“Unë mendoj se e meritoj një shans të fundit për të përfunduar karrierën time në një mënyrë që nuk është në stol. Jam mirënjohës që kam mundësinë t’i bëj gjërat ndryshe. Është ndjenjë e mrekullueshme të rikthehem. Jam shumë i lumtur” tha kennyS në një intervistë për Dexerto.

Falcons për momentin renditen në vendin e 52 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ky është formacioni i ekipit pas ardhjes së kennyS:

Nathan “⁠NBK-⁠” Schmitt

Kevin “⁠misutaaa” Rabier

Kenny “⁠kennyS” Schrub

Ali “hAdji⁠” Hainouss

Jordan “⁠Python⁠” Munck-Foehrle

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Bundesliga
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori