Juventusi ka arritur të futet në Ligën e Kampionëve me shumë fat, por edhe për meritë të Napolit.

Skuadra napolitane dështoi në ndeshjen e tyre vendimtare për ta mposhtur Hellas Veronën pasi ndeshja u mbyll 1-1.


Juventus nga ana tjetër fitoi 1-4 në udhëtim te Bologna dhe arriti të zë vendin e katërt në kampionat.

189330837 10158339979447339 4887001973399221190 n

Ndeshja në Stadio Renato Dall'Ara kishte përfunduar disa minuta më herët, derisa futbollistët e Juventusit po shikonin takimin Napoli-Verona nëpërmjet telefonit.

Futbollistët torinez ishin në ethe, pasi fitorja eventuale e Napolit do t’i linte ata jashtë Ligës së Kampionëve.

E2GhmiUXsAMOukQ scaled

Por me tu mbyllur takimi në Diego Armando Maradona stadium, festa e futbollistëve të Juventusit ishte e madhe.

E2Ghmo0WUAkAE1R scaled

Mbrojtësi Leonardo Bonucci festoi si i ‘çmendur’, derisa gëzim të madh shprehu edhe trajneri Andre Pirlo dhe i gjithë stafi i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app