Mesfushori Chelseat, Willian, beson se ekipi i tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Këto komente ai i bëri në prag të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales kundër Paris Saint-Germainit që zhvillohet këtë mesjavë në Stamford Bridge.


“Mendoj se mund ta fitojmë. Do të jetë e vështirë sepse aty ka shumë ekipe të mira”.

“Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e të mërkurës dhe pastaj hap pas hapi mund të arrijmë në finale”, ka deklaruar braziliani.

telegrafi sport app