Lojtarët e Atletico Madridi kanë vizituar stadiumin e ri që po ndërtohet ku skuadra e tyre do t’i zhvillojë ndeshjet në të ardhmen. 

Stadiumi do të quhet ‘Wanda Metropolitano Stadium’ i cili do t’i hap dyert në sezonin e ardhshëm për lojtarët dhe trajnerin Diego Simeone.


Lojtarët në vend të fanellave sot kishin veshur jelek dhe kapuç pune.

atlet 3

Antoine Griezmann dhe Diego Godin nuk përtuan të bëjnë edhe foto dhe t’i postojnë në rrjetet sociale.

atlet 2

Fernando Torres po ashtu ishte në këtë vizitë në stadiumin e ri që pritet të ketë kapacitet prej 70 mijë ulësesh.

SIME 12

Stadiumi i ri do të inaugurohet në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app