Manchester City thuhet se po planifikon një marrëveshje sensacionale të tipit lojtar-plus-para, e cila mund t’i ndihmojë në garën për titullin e Ligës Premier.

Raporte të reja sugjerojnë se klubi mund të lëvizë për një nga objektivat e tyre kryesorë në afatin kalimtar të janarit.


Sipas TEAMTalk, City janë “shumë të interesuar” për Tino Livramento të Newcastle dhe besojnë se ai do të ishte një përshtatje perfekte për stilin e tyre të lojës.

Shpejtësia e 23-vjeçarit dhe aftësitë e tij si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse e bëjnë një objektiv shumë tërheqës.

Newcastle heziton ta shesë atë dhe e ka të lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Por ekziston një mënyrë për ta tunduar klubin nga “St. James’ Park” që ta lërë Livramenton të largohet, pasi Newcastle vazhdon të jetë shumë e interesuar për portierin e Cityt, James Trafford.

Newcastle e kërkoi Traffordin gjatë verës, por City përputhi ofertën prej 31 milionë eurosh, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes për ta rikthyer në ‘Etihad’.

Pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para, City solli Donnarumman, i cili tashmë e ka zëvendësuar plotësisht Traffordin si portieri i parë, duke humbur vetëm një ndeshje.

Neëcastle thuhet se mbetet “shumë e interesuar” për Traffordin dhe kryeson garën përpara afatit të janarit, me bisedime që tashmë kanë nisur.

City mund ta përdorë atë si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, të cilin Newcastle e bleu nga Southampton për 32 milionë euro në vitin 2023./Telegrafi/

telegrafi sport app