Deklaratat e presidentit të Kosovës për korrigjimin e kufijve, edhe pse me të drejtë kanë ngjallur shqetësim te qytetarët dhe disa subjekte politike, megjithatë janë lojë fëmijësh përpara projektit serioz, jashtë-evropian, për të rrënuar parimin bazë mbi të cilin është ngritur paqja në Ballkan dhe konjuktura e sotme, e ky është principi i mos ndryshimit të kufijve të njësive federale të ish-Jugosllavisë.
Më shumë se prekja në Kushtetutën e Kosovës dhe cilësimet, madje edhe për tradhti për presidentin e Kosovës, lidhur me angazhimin e tij të sforcuar dhe të befasishëm për korrigjim kufijsh, atë e vë nën përgjegjësi për shkelje me të dyja këmbët mbi parimin bazë rreth të cilit u rindërtua konjuktura e sotme ballkanike.
Në vend se të debatohet se sa është me interes që shqiptarët, dhe në këtë rast Kosova si shtet, të hyjnë në aventurën e rrënimit të këtij parimi përmes një marrëveshjeje me asgjë obliguese, dhe ende krejtësisht të paqartë, gati private në mes të tij dhe presidentit serb Vuçiq, agjitpropi i presidentit e ka sforcuar fushatën për të mbrojtur presidentin, gjoja nga sulmet mbi personalitetin e tij, i cili në fakt nuk sulmohet nga askush personalisht, përpos që emri i tij përmendet në kontekst kur ka debate për krimin e organizuar, korrupsionin dhe bisedat e fshehta me presidentin serb.
Në vend se të merren me llafet e z. Thaçi i cili edhe ashtu, u pa puna, nuk ka çfarë të bëjë përpos të shpërndajë dekorata dhe të japë deklarata kot dhe grindavece, në të shumtën e rasteve me ngarkesë emocionale të cilat pastaj provokojnë një hajgare të përgjithshme kolektive nëpër portale dhe televizione, qarqet serioze politike dhe analitike do të duhej të merreshin me parimet të cilat po preken rrezikshëm, duke u maskuar me ideale qindvjeçare të shqiptarëve për bashkim.
Prekja e parimit për mos ndryshimin e kufijve, në fakt është karremi i rrezikshëm që u është hedhur forcave politike dhe shoqërore që angazhohen për bashkim kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, dhe më e keqja është se e gjithë kjo është orkestruar asisoj që shqiptarët edhe të marrin gjithë përgjegjësinë për rrënimin e këtij parimi, e rrjedhimisht edhe pasojat që do të prodhojë kjo.
Përkundër disa luftërave të cilat Serbia i bëri në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, e besa edhe konspiracioneve në Mal të Zi e në Maqedoni, ajo nuk arriti të lëvizë këtë parim i cili, në fakt, ishte edhe baza e shtetit të ri të Kosovës, i cili thirrej në ish-autonominë e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës si njësi federale e ish-Jugosllavisë dhe kufijtë e saj të përcaktuar.
Loja me fjalë se po ndreqen padrejtësitë historike dhe thirrja në dëshirën e qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, është një dinakëri tjetër e tejdukshme e cila në fakt po të pranohej si arsye e mjaftueshme për të lëvizur kufijtë, do të përligjte të gjitha luftërat serbe të zhvilluara nën pretekstin e korrigjimit të padrejtësive, e sidomos ato në Republikën Serbe të Bosnjës.
Deklarimet e z. Vuçiq në Mitrovicë se “Millosheviq ishte një burrështetas i madh, i cili kishte qëllime të mira”, porse i njëjti nuk kishte bërë aleancat e duhura dhe ishte konfrontuar me më të fuqishëm se vetja, shpalos strategjinë e tij që të ndërrojë aleatët dhe të ndërrojë parimet bazike të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin, e parimi më i rëndësishëm ishte pikërisht ai i mos ndryshimit të kufijve, por edhe ai i shteteve shumë etnike.
Politika evropiane dhe ajo euroatlantike nuk e kishte përkrahur rindërtimin e Ballkanit mbi platformat shtetmëdha, të bashkimit të kombeve të mëdha në Ballkan si ai serb, shqiptar e kroat, për çka edhe ishte filluar lufta e fundit në Ballkan, e cila e rrënoi ish-Federatën Jugosllave dhe po të mos ishte ndërhyrja ndërkombëtare, kryesisht e NATO-s, do të rrënonte edhe baraspeshën mes BE-së, Rusisë dhe Turqisë në Ballkan duke i hapur rrugë depërtimit të ambicieve imperialiste ruse apo neo-osmaniste drejt BE-së.
Është e tejdukshme edhe përpjekja për të modifikuar sulmin mbi këtë parim, gjoja me një marrëveshje të vullnetshme shqiptaro-serbe, e përcjell me një retorikë përplot emocione ndaj shqiptarëve të presidentit serb i cili gati sa na bëri edhe ne ta duam ish-presidentin “e pafat” serb Millosheviq, i cili paska pasur qëllime të mira veçse nuk paska ditur të rreshtohet. Një marrëveshje Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm brenda parimeve mbi të cilat është ndërtuar paqja në Ballkan dhe çdo dalje nga këto parime, në këto rrethana të paqarta, çojnë sërish në luftë.
Kujt i intereson lufta sërish? A është e mundur të bëhen marrëveshje të vullnetshme në Ballkan, ku të gjitha palët do të ishin të kënaqura? Kush janë palët jashtë-ballkanike të cilat duhet të jenë të kënaqura, përpos popujve ballkanik dhe për të cilët presidentët po duan të rrënojnë një parim themel?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!