Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”, konferencë kjo e organizuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Tiranë.
Lluka në adresimin e tij para pjesëmarrësve të Konferencës theksoi rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në mes të dy vendeve tona në fushën ekonomike, me fokus në rritjen e konkurrueshmërisë si një treg i përbashkët ekonomik.
“Trepça”, miniera e magnezitit në Golesh, miniera e re e thëngjillit dhe 11 zonat me interes të veçantë ishin potencialet e përmendura nga ministri Lluka që kanë marrë vëmendje nga Qeveria e Kosovës për të zhvilluar këtë sektor jetik për vendin.
“Shtetet në tranzicion që kanë arritur të zhvillojnë sektorin minerar, kanë kaluar fazën e tranzicionit më shpejtë, kryesisht për shkak se ky sektor ka kapacitet të thithë investime të huaja më shpejtë se sa sektorët tjerë, që rezulton në punësime të reja, rritje të aktivitetit ekonomik dhe rritje të eksportit, të gjitha këto duke ndikuar në rritje të bruto produktit vendor. Prandaj, është jetike për mirëqenien e vendeve tona që këtij sektori t’i jepet prioritet në zhvillim”, tha ministri Lluka gjatë fjalimit të tij.
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona, së fundi ka rezultuar edhe me investimin e Baltin Group në Ferronikel dhe i cili sot është një nga eksportuesit më të mëdhenj të vendit tonë, gjithsesi me potencial për zhvillim edhe më të hovshëm. Ky investim duhet të përdoret si model i bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.
“Ministrinë të cilën e drejtoj, përveç tjerash, e ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar. Ne, tashmë kemi edhe Ligjin për Investime Strategjike i cili eliminon burokracinë dhe krijon bazë të favorshme ligjore për ardhjen e brendeve më të njohura në vendin tonë”, u shpreh Lluka .
Konferenca e dytë me temë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis” ka mbledhur institucionet e dy vendeve, bizneset dhe ekspertët e fushës dhe do të zgjas dy ditë. Rekomandimet e kësaj konference kanë për qëllim që të ndihmojnë politikbërësit të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes në sektorin minerar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri